Presidenti Meta dekreton me shpallje ligjin për akcizat: Synon konsolidimin e të ardhurave

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ky ligj u vendos të shpallej nga Presidenti i Republikës, për sa kohë synon konsolidimin e të ardhurave nga akciza, nëpërmjet përafrimit të tyre gradual me nivelin e akcizave të parashikuara në Direktivat e Bashkimit Evropian, si dhe moslejimin e hapësirave ligjore për shmangie nga pagesa e akcizës, duke shfrytëzuar shkallët e diferencuara të saj për përdorues të ndryshëm.

Ndërkohë, më herët ditën e sotme presidenti Meta ktheu ligjin për TVSH-në, pasi e cilësoi se favorizon mjetet e luksit, jo sektorët jetikë të ekonomisë.