Mediet kosovare: Arrestohet Noizy në Kosovë, zbulohet arsyeja

Lajmi u perditesua


Ora 13:27 Noizy paguan gjobën dhe del nga qelia 

Reperi Rigels Rajku i njohur si “Noizy”, është ndaluar mbrëmë në pikën kufitare në Vermicë.

Sipas burimeve të medieve kosovare, reperi është liruar pasi ka paguar gjobë. Noizy është kthyer nga Zvicra, ku qëndroi disa ditë nën shoqërinë e reperit, Mozzik dhe aktorit, Blerim Destani. Madje, postimi i tij i fundit ishte një video nga momenti kur po priste që avioni të ngrihej në fluturim, shkruan express. 

 


Ora 10:56 Mediet kosovare: Arrestohet Noizy në Kosovë, zbulohet arsyeja

Mbrëmjen e djeshme, 15 dhjetor  është ndaluar një person në pikën kufitare në Vërmicë, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Mediet kosovare bëjnë me dije se personi i arrestuar është reperi i njohur Rigelj Rajku, i njohur si Noizy.

Burimet thonë se zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës, prandaj është shoqëruar në stacionin “Qendra” në Prishtinë.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka  qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, citojnë mediet kosovare njoftimin e policisë.

Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozikk dhe aktorit, Blerim Destani.