Hasa: Pas Kokës, SPAK të marrë të pandehur Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn

Sekretar për Organizimin Dixhital i Partisë Demokratike, Endri Hasa përmes një statusi në Facebook ka kujtuar kallëzimin në SPAK që bëri PD në tetor 2020.

Ai shkruan se inceneratori i Elbasanit ishte i ngritur mbi një mega aferë korruptive, pasi kjo kompani u krijua 3 ditë para hapjes së procedurës dhe kishte një kapital prej 1 mijë eurosh.

Ai thekson se sot Lefter Koka është me pranga në duar, por SPAK duhet të shkojë përtej firmës së ish-ministrit Koka dhe të marrë të pandehur Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn.

Hasa: Në 20 tetor 2020 dorëzova në SPAK kallëzim për Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Lefter Kokën dhe administratoren e kompanisë, Albetk Energy për inceneratorin e Elbasanit. Nuk kemi pasur asnjë dyshim se inceneratori i Elbasanit ishte i ngritur mbi një mega aferë korruptive, pasi kjo kompani u krijua 3 ditë para hapjes së procedurës dhe kishte një kapital prej 1 mijë eurosh. Sot Lefter Koka është me pranga në duar, por SPAK duhet të shkojë përtej firmës së ish-ministrit Koka dhe të marrë të pandehur Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn.