Gledian Llatja i lë rrugët “rrugëve”, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan asnjë investim nga Bashkia

Bashkia e Elbasanit e drejtuar nga Gledian Llatja vijon të akuzohet nga qytetarët për mungesën e investimeve. Në lagjet e qytetit gropat e krijuara në rrugë janë mbushur plotë ujë, ndërsa mbetjet sipas qytetarëve nuk pastrohen.

Gropat e mëdha të mbushura me ujë janë dëshmi e mungesës së investimeve në lagjen 28 nëntori në Elbasan.

Pas reshjeve të shiut, rruga “Ymer Pena” është bërë gati e pakalueshme.

Qytetarët e revoltuar thonë se kjo situatë është bërë e papërballueshme.

"Skandal, këtu nuk kalohet më."

"Kjo rruga jonë është lënë shumë në harresë, edhe ne njerëz jemi të këtij komuniteti."

Pushtetarët sipas tyre shkojnë vetëm kur ka zgjedhje por as atëherë punën nuk e bëjnë si dihet.

"Jemi taksapagues, paguajmë rrugët kot, vetëm vijnë hedhin dhera kur ndodhin votime."

Banorët detyrohen që të përballen çdo ditë edhe me plehrat që nuk pastrohen nga Bashkia e Drejtuar nga Gledian Llatja.

"Plehrat të papastruara fare."

"Këtu nuk kalohet, vjen erë e keqe."

Të harruar nga institucionet vetë qytetarët kanë ndërmarrë disa herë nisma për të investuar si komunitet në rrugët e lagjes.

"Dhe rrugën ne paguajmë nga xhepi, i mbushim gropat vetë."

Gledian Llatja i lë rrugët “rrugëve”, në lagjen