"Koha e duhur për të mbyllur një cikël" Si njoftoi Lefter Koka heqjen dorë nga mandati, gati 4 muaj më pas arrestimi

Ditën që Presidenti dekretoi 10 shtatorin si ditën e konstituimit të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Lefter Koka, pikërisht më 1 shtator 2021, njoftonte se nuk do të ishte pjesë e parlamentit të dalë nga këto zgjedhje.

Lajmin e bëri me dije përmes rrjeteve sociale duke theksuar se ishte koha për të përmbyllur një cikël.

Koka shkruante në facebook : 2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë.

Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë.

Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël.

Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me rradhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!

Me këtë vendim timin, është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë.

Së fundmi, mirënjohje të madhe për mundësinë , besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t'i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua!

Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese që na përket të gjithëve.

Ndërkohë më 14 dhjetor, më shumë se 3 muaj nga lënia e mandatit SPAK ka firmosur arrestimin e tij.

Ndaj Lefter Kokës janë ngritur tre akuza, shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Masat e sigurisë janë firmosur më 13 dhjetor nga gjyqtari Erion Bani.

Lefter Koka ka qenë edhe kryetar i PS të Durrësit në vitet 2003 deri në 2007.

"Koha e duhur për të mbyllur një cikël" Si njoftoi