Tiranë/ Motomjeti përplas të moshuarin, 88-vjeçari ndërron jetë në vend

Një 88-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga një motomjet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Brrylit, Tiranë, sot, 14 dhjetor, ora 10:25.

"Me datë 14.12.2021, rreth orës 10:25, tek Brryli, pranë Iranianit, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç", njofton Policia

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.