Fier: Dy vëllezër plagosen me thikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2021, 10:02
Dy vëllezër janë plagosur me thikë në fshatin Fermë Çlirim të Fierit pas një sherri për motive të dobëta.
Policia ka arrestur 27 vjeçarin bashkëfshatar të tyre.
Vëllezërit 32 dhe 38 vjeç janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Fierit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Të plagosurit janë identifikuar me inicialet D. S dhe E. S., banues në Fermë Çlirim, Fier.
I arrestuar është Klaudio Tringa banues në këtë fshat.