Yuri Kim pas arrestimit të Lefter Kokës: Mund të vraposh, por nuk mund t'i fshihesh më ligjit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas lajmit për arrestimin e ish-Ministrit të Mjedisit Lefter Koka lidhur me dosjen e inceneratorëve.

Në twitter, ajo shkruan se veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

"Mund të vraposh, por nuk mund t'i fshihesh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete" shkruan Kim.

Lefter Koka, ish-deputeti socialist që dorëzoi mandatin pas zgjedhjeve të 25 prillit akuzohet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.