Foshnja 3 muajshe humb jetën në Krumë të Hasit

Një foshnje vetëm 3 muajshme humbi jetën në banesë në Krumë të Hasit.

"Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës" informoi policia.