Përplasen makinat në Shijak, mes katër të plagosurve dhe dy drejtuesit e mjeteve

Katër persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Shijak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55, ku automjeti me drejtues shtetasin R. L., 19 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. O., 31 vjeç.

Drejtuesit e mjeteve, bashkë me dy pasagjerët, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.