"Regjistrat online, të pamundur", Sindikata e Arsimit: Shkollat në periferi s`kanë akses në internet
Aplikimi i sistemit të ri të notave online duket i pamundur pasi rreth 47 për qind e shkollave në vend nuk kanë akses në internet. Sipas Sindikatës së Arsimit kjo është një nga arsyet kryesore përse kalimi i regjistrave online nuk mundur të implementohet në Shqipëri. Një tjetër shqëtësim është pamundësia e disa prindërve për tu lidhur me internet e për të aksesuar notat e fëmijëve.
Institucionet arsimore po punojnë me regjistra privizorë me qëllim kalimin e notave në sistemin online përmes e-Albania por Sindikata e Arsimit thotë se është e pamundur që ky sistem të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.
Duke ju referuar vlerësimt të Bankës Botërore, Isa Halilaj, thotë se kushtet teknike në shkollat e vendit nuk e bëjnë të mundur shpërndarjen e kësaj praktike te të gjitha institucionet.
"Në Shqipëri pothuajse është e pamundur iplementimi sepse nuk ekziston infrastruktura. Vlerësimin online e aplikon Maqedonia por ajo u ka siguruar nxënësve dhe mësuesve kompjuterin dhe internetin në shkollë. Te ne sipas Bankës Botërore në 47% të shkollave në zonat rurale nuk ka internet."
E vështirë, pritet të jetë edhe për disa prindër, të cilët jo vetëm që nuk kanë një aparat celular të përshtatshëm, por u mungon edhe lidhja me internetin.
"Kur interneti mungon në shkollat në fshat, imagjino në familje."
Një tjetër shqetësim që ngre Sindikata është edhe përdorimi i dy regjistrave, ai personal i mësuesve dhe zyrtari.
Te ky i fundit notat kalojnë vetëm në fund të tremujorit, ndërsa për tu interesuar për notate prindërit duhet të kontrollojnë në regjistrat e secilit mësues.
"Është mungesë serioziteti nga MAS. Jemi në përfundim të tremujorit të parë dhe nuk kanë ardhur akoma regjistrat. Në shkollë punohet me dy regjistra".
Mungesën e regjistrave zyrtarë pas më shumë se 3 muajve nga fillimi i shkollës, Sindikata e konsideron papërgjegjshmëri të Ministrisë së Arsimit.


