Gjashtë ambasadorë takojnë Bashën për një orë, një ditë pas rikthimit të Berishës

Ka zgjatur më shumë se një orë takimi i 6 ambasadorëve të akredituar në Tiranë me Lulzim Bashë në selinë PD.

Takimi i nisur rreth orës 10:00 ka përfunduar rreth orës 11.10 minuta.

Asnjëri prej ambasadorëve as vetë Basha nuk dha një prononcim për median pas këtij takimi, një traditë e zakonshme kjo në herë të tjera.

Përplasja në PD

Takimi vjen një ditë pasi në selinë e PD-së ish kryeministri Sali Berisha së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike, strukturë e ngritur nga Kuvendi I 11 dhjetorit hynë në selinë e PD-së për të zhvilluar një mbledhje. Përballë në një sallë tjetër, Lulzim Basha po zhvillonte një takim tjetër.

Berisha njoftoi nisjen e përgatitjeve për referendumin e datës 18 dhjetor, ku kërkohet që anëtarësia e partisë të shprehet për vendimin e Kuvendit për shkarkimin e zotit Basha. 

Nga ana tjetër Basha reagoi me tonet më të ashpra të përdorura deri më tani ndaj pararendësit të tij, duke i kujtuar të kaluarën komuniste, apo dhe ngjarjet e vitit 1997.

6 ambasadorët

Në takimin e sotëm me Bashën kanë qenë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf, ambasadorja e Francës, Elisabeth Barsacq, ambasadori i Britanisë, King-Smith dhe ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci.   

Ende nuk ka një njoftim mbi takimin e sotëm ndërkohë Basha nga ana tjetër ka nisur përgatitjet për Kuvendin e 18 dhjetorit.

Gjashtë ambasadorë takojnë Bashën për një

Gjashtë ambasadorë takojnë Bashën për një

Gjashtë ambasadorë takojnë Bashën për një

Gjashtë ambasadorë takojnë Bashën për një

Gjashtë ambasadorë takojnë Bashën për një

Gjashtë ambasadorë takojnë Bashën për një

Gjashtë ambasadorë takojnë Bashën për një