Skena për Kuvendin e Berishës, Gjylameti përgenjështron Bashën për bashkëshortin: Shihemi në gjyq, bëhu burrë

Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti, ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-së Basha se bashkëshorti i saj solli skenën për Kuvendin e Berishës në 11 dhjetor.

Në një postim në facebook, ajo shkruan se e mirëkupton gjedjen e vështirë të Bashës por kjo nuk justifikon haluçinacionet dhe shpifjet e tij.

Duke paralajmëruar se do ta padisë për shpifje, Gjylameti e fton Bashën të bëhet burrë pasi lider sipas saj nuk mund të bëhet.

Gjylameti: E mirëkuptoj gjendjen e vështirë psikologjike në të cilën ndodhesh në këto momente, por kjo nuk i justifikon në asnjë moment halucinacionet, aq më tepër kur je dhe shpifës recidivist.

Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtesisë si çdo herë me justifikime qesharake…

Deklarata ime e para dy javëve me z. Alibeaj i referohet dhunimit, uzurpimit dhe thyerjes të çdo norme dhe ligji në fuqi duke keqpërdorur foltoren e parlamentit si edhe thirrjes së përsëritur për rikthimin në shinat e ligjshmërisë, pasi të kishte zgjidhur hallin e madh që ju kishte zënë për të treguar se kush është kryetari…

Sikleti që të ka rënë, nuk do të thotë se duhet të mashtrosh pa teklif e më pak të përfshish në farsën që ke ngritur tërë këto vite për të justifikuar humbjet, familjarët e mi apo Partinë Socialiste...

Lider nuk munde të bëhesh, por nëse të ka mbetur edhe pak dinjitet, bëhu burrë dhe përballu me drejtësinë.