Foshnja 3 muajshe në Has dyshohet se vdiq nga asfiksia, nëna e vetme dhe me probleme të shëndetit mendor
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Krumë të Hasit, ku një foshnjë 3 muajshe ka ndërruar jetë. Dyshimet janë se fëmija u asfiksua në dhomën ku jetonte nëna e 31 vjeçare me probleme të shëndetit mendor.
Një foshnjë tre muajshe ka ndërruar jetë në Krumë të Hasit.
Ka qenë nëna 31 vjeçare ajo qe ka njoftuar policinë lokale se fëmija i kishte ndërruar jetë në banesën ku jetonin.
Pas veprimeve të para, dyshimet se janë se foshnja mund të ketë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga ajri 8 thatë që është krijuar në dhomë.
Ky dyshim forcohet nga fakti se në shtëpi janë gjetur të ndezura ngrohëse me korrent për t'i bërë ballë të ftohtit që ka përfshirë verilindjen.
Një tjetër dyshim për vdekjen e foshnjës është ai për shkak të kequshqyerjes nga 31 vjeçarja e cila sipas burimeve po vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë në një prononcim për mediet drejtori i spitalit Has, Shaban Peka ka theksuar se në trupin e foshnjës nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj ekspertiza mjeko ligjore do të zbardhë shkaqet që i morën jetën foshnjes tre muajshe.
"E gjitha është konstatimi pa shenja jete dhe për këtë ngjarje duhet patjetër mjekësia ligjore ta vendosë."
Ndërkohë institucionet e mbrojtjes sociale e heqin përgjegjësinë nga vetja duke thënë se ata i kanë ofruar ndihmën e nevojshme nënës.
"Bashkia ka marrë masat për strehimin e të sëmurës, kemi marrë shtëpinë, e kemi pajisur me të gjitha kushtet në prezencën e familjarëve të nënë. E ëma e saj ka kundërshtuar, nuk ma merr njeri nipin tim."
Nga ana tjetër Policia e Kukësit thotë se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.
