"Kulla për biznes" Tirana qytet i ëndrrave? Qytetarët: Çfarë t'i bëjmë të gjatit, jemi mbushur me pyje pallatesh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2021, 09:06
Çfarë mendimi kanë shqiptarët për ndërtesat e larta të Tiranës? A e pëlqejnë ata arkitekturën e kryeqytetit?
Kjo ishte tema e rubrikës "Vox Pop" me Ennkun në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.
Qytetarët shprehen të pakënaqur nga pallatet e larta të Tiranës, ata thonë se ndërtesat janë bërë për interes të politikanëve dhe të personave që përfitojnë nga ndërtimi i tyre.
"Tirana është bërë për gjynah, unë metropol shoh Fierin, sepse Tiranën e kanë shpërfytyruar. I bëjnë ndërtesat për biznes. Këtu është mbushur me pyje pallatesh", tha një qytetar.
"Çfarë ti bëjmë të gjatit? Për 100 mijë euro nuk hipi në ndërtesa të larta", u shpreh një tjetër qytetar.
Megjithatë ka dhe qytetarë që e pëlqejnë arkitekturën e Tiranës.
