U vra në Tiranë, Duka u arrestua në 2020 si pjesë e bandës që trafikonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë
Jurgen Duka Mëziri, 29-vjeçari që u vra me armë zjarri pak pas mesnatës në Tiranë, rezulton person me precedent penalë.
Ora News siguron videon ekskluzive konfliktit me armë zjarri në Tiranë që i kushtoi jetën shtetasit Jurgen Duka (Mëziri). Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit në rrugën "Irfan Tomini".
Shikoni videon e vrasjes
Jurgen Duka u arrestua në korrik të 2020 gjatë një operacioni antidrogë të ndërmarrë njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri, i cili çoi në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri.
Jurgen Duka, asokohe ishte 28 vjeç dhe 40-vjeçari Elison Hysenbelli. Kapja e tyre u bë me qëllim ekstradimin drejt vendin fqinj për tu përballur me akuzat e trafikut të lëndëve narkotike.
Grupi kriminal përbëhej kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e kokainës dhe heroinës në rajonin Emilia Romagna, Itali.


