Basha në Këshill: Berisha me vendime të paligjshme dhe përçarëse, do të shkojmë para

Në selinë blu është duke zhvilluar mbledhja e Këshillit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Lulzim Basha e ka cilësuar si të paligjshëm, përçarës dhe anti-statutor, kuvendin e djeshëm të ish-kryeministrit Sali Berisha në “Air Albania”.

Basha në mbledhje ka shprehur mirënjohjen e tij anëtarëve dhe ka thënë se mos prevalimi i retorikave përçarëse është rruga e vetme për të shkuar përpara.

Lulzim Basha: Me një vendim te paligjshëm, antistatutor, përçarës, Berisha pezulloi dhe këshillin kombëtar. Ju jam mirënjohës për përpjekjen tuaj dhe ata qe përfaqësoni, qe te mos prevalojne retorikat përçarëse. Kjo është rruga e vetme qe te shkojmë përpara.

Çfarë ndodhi në Këshillin Kombëtar të thirrur nga Basha