Përmbyten serat në fshatin Samatic të Beratit, 0.5 m ujë, banorët: U hap HEC-i i Banjës

Lumi Osum i cili bashkohet me lumin Seman kane përmbytur të gjithë zonën e fshatit Samatic të bashkisë Dimal.

Prezenca e ujit ka shkuar rreth 50 centimetra dhe kjo ka bërë që të gjitha këto sera të dalin jashtë përdorimit.

Fermerët shprehen se kjo nuk ka ndodhur më parë, por akuzojnë hidrocentralin e Banjës të Elbasanit ku kanë hapur digat dhe ju kanë përmbytur tokat bujqësore dhe serat e mbjella.

Ata shprehet se kërkojnë që të subvencionohen nga shteti, pasi nuk kanë marrë asnjëherë ndihmë. 

Përmbyten serat në fshatin Samatic të Beratit, 0.5 m ujë,