Nis Këshilli Kombëtar i PD-së, pritet zyrtarizimi i shkarkimeve të “tradhtarëve” të Bashës
Pas Kuvendit Kombëtar të mbajtur dje nga ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme Lulzim Basha ka mbledhur kryesisë e partisë.
Mbledhja është duke u zhvilluar në selinë blu dhe sikurse është paralajmëruar më herët pritet shkarkimi i 10 anëtarëve të kryesisë që nuk ishin të pranishëm mbrëmë në mbledhje me Bashën por morën pjesë në Kuvendin e PD-se të thirrur nga Berisha në "Air Albania".
Po ashtu, pritet që të shkarkohet kreu i Këshillit kombëtar, Edi Paloka. 5 anëtarët e kryesisë - Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Oerd Bylybashi - dhe 4 sekretarët e kryesisë - Ervin Minarolli, Ivi Kaso, Belind Kelliçi, Ledina Mandia.
Gjithashtu priten të shkarkohen edhe disa krerë degësh që janë bashkuar me Berishën.
Konkretisht bëhet fjalë për kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Nga ana tjetër Basha dha një mesazh sot pak para mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku tha se PD nuk mund të jetë peng i interesave personale të Berishës.
Basha: Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar, Sot Keshilli Kombetar mblidhet ne ora 15:00 per te marre vendime te rendesishme per te ardhmen e Partise Demokratike. PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush! As nga ai qe sot po rrezikon te ardhmen e demokrateve per interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA.
Askush, perfshire Sali Berishen, nuk do te kete shansin te kercenoje demokratet ne shtepine e tyre. PD qe u themelua si shtepia e lirise, nuk do te shndrrohet ne bunker per askend, as sot as kurre. Ne do vazhdojme te cliruar dhe te vendosur betejen tone kunder regjimit te Edi Rames per ta sjelle ne pushtet Partine Demokratike, qe eshte shpresa e vetme e shqiptareve per te ardhmen dhe per ndryshim! Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha.
Ne linkun bashkangjitur keni çfarë ndodhi në Këshillin Kombëtar të thirrur nga Basha



