“Ramoviç ku je?” Vasili: Qytetarët janë në hall shume të madh nga përmbytjet, shko atje!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2021, 15:03
Nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes Facebook lidhur me situatën e përmbytjeve që kanë ndodhur sot në Fier.
Vasili shkruan se Rama nuk duhet të fshihet për këtë gjë, pasi del 20 herë në ditë për Ballkanin e Hapur dhe inaugurime.
Vasili: Ramoviç shko tek permbytjet boll u fshehe! Ramoviç ti del 20 here ne ditë per Ballkanin e hapur e per lloj inaugurimesh Fake ku shet sapunin per djathe. Ramoviç ku je? Qytetaret jane ne hall shume te madh nga permbytjet. Shihi Fotot ky eshte realiteti.

