Banesat në Shkup po shtrenjtohen, deri në 1500 euro metri katror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2021, 08:46
Në tremujorin e tretë të këtij viti, çmimet e pasurive të paluajtshme u rritën me 5.9 për qind në Maqedoninë e Veriut.
Në tremujorin e parë rritja ishte 3.2 për qind, ndërsa në të dytin 4 për qind, sipas të dhënave të Bankës Popullore.
Foto/ Gjendet bomba 907 kilogramëshe në Kosovë
9 Dhjetor, 07:33
Në Shkup, për shembull, në Qendrën e përgjithshme dhe Karposh, një metër katror hapësirë banimi shitet deri në 1500 euro. Ndërtuesit parashikojnë se çmimi mund të arrijë deri në 2000 euro.
Sipas tyre, shkak për këtë është mungesa e lokacioneve të mjaftueshme për ndërtim, bllokimi i planeve detale urbane dhe mossjellja e të rejave, rritja e çmimit të materialeve të ndërtimit, por edhe fuqia punëtore, e cila gjithnjë e më shumë po shkon jashtë vendit.

