Vjosa përmbyt Fierin dhe Vlorën, Emergjencat dhe ushtria në terren, në ndihmë edhe varkat

Edhe pse prurjet në Vjosë janë në rënie janë njoftuar për të ardhur në ndihmë të banorëve dhe punonjësve që ndodhen në terren edhe 30 forca të ushtrisë.

Këto të fundit do të operojnë në terren në zonat ku ka nevojë për ndërhyrje. Me kërkesë të kreut të shtabit të emergjencave kanë ardhur edhe dy varka.

Në fshatin Qarr po punohet me mjete të rënda për rregullimin e një ure që është dëmtuar nga prurjet.

Për shkak të përkeqësimit  të motit situate paraqitet kritike në Vlorë dhe Fier.

Ndërkohë, për shkak të daljes së Lumit Vjosa nga shtrati, janë përmbytur  tokat bujqësore dhe  disa shtëpi.

Në disa zona uji ka arritur gati në 1 metra  ndërkohë që janë bllokuar rrugët  dhe disa familje kanë mbetur të izoluar, pasi është e pamundur që të dalësh.

Situata alarmante paraqitet në Selenicë ku rrugët janë përmbytur dhe uji ka hyrë në katet e para.