Parandalohet vrasja në Durrës, kërcënonte bashkëjetuesen me armë, arrestohet autori. Sekuestrohen 2 kallashnikov dhe 2 pistoleta
Një ngjarje kriminale është parandaluar këtë të diel në Durrës. Policia bën me dije se 32 vjeçari është arrestuar pasi ky i fundit është kapur në flagrancë teksa po kërcënonte me pistoletë për ta vrarë bashkëjetuesen në Durrës.
Po ashtu se është bërë i mundur arrestimi i bashkëjetuesit Lulëzim Doko alias Kurti, 32 vjeç dhe i vëllait të tij, Altin Kurti, i cili është kapur me armë zjarri në banesën e tij.
Blutë bëjnë me dije se pas njoftimit të marrë nga një shtetase e cila ishte e traumatizuar dhe kërkonte ndihmë sepse po e kërcënonte për ta vrarë bashkëjetuesi i saj, kanë vlerësuar njoftimin e marë dhe menjëherë kanë mirorganizuar punën dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale dhe të menjëhershme të punonjësve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i vrasjes së shtetases K. B.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë të cilët së bashku me 32 vjeçarin kishin një banesë me qira ku janë sekuestruar armë zjarri pa leje.
Policia po ashtu gjatë kontrolleve në banesë ka gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 automjete.
“Lulëzim Doko alias Kurti., 32 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Durrës, për veprën penale "Vrasje me paramendim për shkak të mardhënieve familjare", mbetur në tentativë dhe "Armëmbatja pa leje", i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, i cili në momentin e arrestimit mbante me vete një armë të llojit pistoletë me krehër me 8 fishekë, me të cilën do të kryente krimin. Nga veprimet hetimore të kryera, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, i shtetasit Altin Kurti 35 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Durrës, vëllai i autorit.Këtij shtetasi, nga kontrolli i banesës iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik kallashnikov dhe 23 fishekë.”- njofton policia.
Shtetasit Meti Lika dhe Ergi Hidraliu, u shpallën në kërkim si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
