Përmbytet Vlora e Fieri, uji mbulon katet e para të shtëpive, rrugët e pakalueshme, banorët mbeten të izoluar
Për shkak të përkeqësimit të motit situate paraqitet kritike në Vlorë dhe Fier.
Siç shihet në videon e siguruara nga Ora News, për shkak të daljes së Lumit Vjosa nga shtrati, janë përmbytur tokat bujqësore dhe disa shtëpi.
Siç shihet uji ka arritur gati në 1 metra ndërkohë që janë bllokuar rrugët dhe disa familje kanë mbetur të izoluar, pasi është e pamundur që të dalësh.

E njëjtë situata është edhe në Fier, ku siç shihet në pamjet e mëposhtme, shtëpitë ndodhen në ujë. Situata alarmante, paraqitet, Selenicë ku rrugët janë përmbytur dhe uji ka hyrë në katet e para.

Si rrjedhojë e shirave të shumtë dhe njëkohësisht prurjeve të shumta të lumit Shushicë është rrëzuar edhe ura e fshatit Kallarat, ku disa familje kanë ngelur të izoluara. Ndërkohë nga ana tjetër problematike është situata në Juglindje të vendit, ku trashësia e borës ka arritur në 70 centimetra, ndërsa disa fshatra të Pogradecit që prej 48 orësh janë pa energji elektrike.




