Kuvendi i 11 dhjetorit, Demalia: S’ishte proces i sinqertë! Berisha kontrollon një pjesë të elektoratit të Këshillit Kombëtar të PD
Publicisti Ilir Demalia, ka komentuar Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ku u vendos edhe shkarkimi i Kryedemorkatit Lulzim Basha nga posti i tij.
Në një intervistë për Ora News, ne gazetaren Siklajda Shorja, Demalia u shpreh se Berisha, kontrollon një pjesë të mirë të elektoratit të Këshillit Kombëtar të PD, ndërsa shton se Kuvendi nuk ishte i drejtë.
Ilir Demalia: Berisha kontrollon një pjesë të mirë të elektoratit të Këshillit Kombëtar të PD. Ky proces nuk ishte i sinqertë, ishte një proces për të shpëtuar Berishën dhe Berisha u duk se ishte një lloj kërcënimi për Ambasadoren amerikane. Tashmë ka ardhur koha për aksion sepse kjo retorikë po i jep avantazh Berishës dhe do krijojë një gjendje më të rëndë politike duke konsoliduar pozicionin e kësaj qeverie që unë mendoj që Ambasada amerikane me të gjithë organizatat pa dyshim që duhet të gjykojnë Berishën. Por duhej ta fillonin nga këto që janë në qeveri dhe me falsifikimi i zgjedhjeve.
Sipas tij në vendin tonë duhet të krijohet një balancë mes dy krahëve politike, ndërsa shton se Ambasada amerikane me të gjithë organizatat duhet të godasin fillimisht qeverinë e më pas Berishën.
Ilir Demalia: Duhet të krijojmë një balancë midis dy krahëve politikë. Fillimisht duhet të godasim krahun që është në pushtet dhe pastaj duhet të godasin dhe Berishën.
Përgatiti Anila Kolgjini.
