Paloka: Sot morëm vendime historike, ftoj demorkatët t’i bashkohen PD-së së rithemeluar!
Kreu i Këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka, përmes një statuti në Facebook shkruan se kuvendi i sotmë i PD-së mori vendime historike për rithemelimin e partisë.
Ai u bën thirrje pjesë tjetër të anëtarëve të PD-së që nuk morën pjesë që të bashkohen me PD-në e rithemeluar si një vullnet i shumicës së demokratëve.
Paloka shton se demokratët nuk duhet të bëhen pjesë e një loje për karrige dhe se nga dita e sotme nuk ka më tagër për mbledhjen e Këshillit dhe Kuvendit Kombëtar.
Paloka: Sot Kuvendi i PD, per here te pare u mblodh me kerkese te delegateve te tij dhe mori vendime historike, te rendesishme ne baze te te cileve qendron rithemelimi i PD. Ne Kuvendin e demokrateve te lire, sot moren pjese nje numer jo i vogel prej antareve te Keshillit Kombetar. Une ju bej thirrje dhe pjeses tjeter te antareve, ti bashkohen PD te rithemeluar sot me vullnetin e shumices perfaqesuese te demokrateve e te mos behen pjese e lojes te atyre qe per karrige jane gati te shkelmojne interesat e demokrateve, per me teper, nga sot, pa asnje tager per te mbledhur Keshillin Kombetar. Keshilli Kombetar, pas Kuvendit Kombetar eshte organi me i larte i PD dhe antaret e tij duhet te përfaqësojnë vullnetin dhe interesat e demokrateve, vullnet qe u shpreh qartazi sot ne Kuvendin per rithemelimin e PD.

