Kuvendi i Berishës, nga Këlliçi te Agron Shehaj kush janë deputetët dhe ish-funksionarët e lartë të PD në stadium
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2021, 11:03

Rreth 4866 delegatë të Kuvendit të PD kanë zënë vend në stadiumin "Air Albania" deri në orën 11:03.
Ish-kryeministri Berisha është nisur drejt stadiumit. Ndërkohë në tribunën e dedikuar për delegatët kanë zënë vend deputetët demokratët që kanë dalur hapur në mbështetje të Berishës si Belind Këlliçi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Albana Vokshi.
Prezent janë edhe ish-funksionarë të lartë të PD si ish-presidenti Nishani, Arben Ristani, Aleksandër Biberaj, Bardh Spahia ish-këshilltari bashkiak i Tiranës Akil Kraja, Julian Deda dhe zëdhënësja e Foltores Floriana Gara.






