Moti i keq, shembje në rrugën Lalëz - Bizë të Durrësit, aksi i pakalueshëm për makinat
Nga Mark Brunga Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2021, 09:21
Shirat e rëna gjatë natës kanë rënduar situatën në rrugën Lalëz - Bizë, në njësinë vendore të Ishmit, që është edhe zona më veriore e rrethit të Durrësit.
Banoret njoftojnë për Ora News se shembjet e ndodhura gjatë natës kanë bllokuar sot tërësisht qarkullimin në këtë rrugë.
"Rruga e Bizës qe ju dërgova në video mbrëmë është shembur e tëra dhe nuk kalojnë dot as automjetet. Ka mbetur vetëm gjysmë metri . Kjo rrugë ishte ndërtuar vjet. Jua thashë se do shembej, katastrofë! Hajdutët e Rilindjes," është denoncimi i njërit prej qytetarëve.
Në videot e siguruara nga Ora News shihet se rruga është shembur në një pjesë të madhe të saj dhe është bërë e pakalueshme nga njëra anë për automjetet.

