Bllokohet rruga nacionale Përmet-Çarçovë-Korçë, Përroi i Çullos në Gjirokastër del nga shtrati
Është bllokuar rruga nacionale Përmet-Çarçovë-Korçë si pasojë e reshjeve të shumta që kanë tejfryrë lumin Vjosa, ndërkohë që rruga është bllokuar për shkak të inerteve të rëna.
Koha e keqe në 24 orët e fundit ka bërë që Përroi i Çullos në Gjirokastër të dalë nga shtrati i tij natyral dhe të përmbysë unazën e qytetit që lidh lagjen Granicë me lagjen Gërhot në hyrje te Gjirokastrës.
Koha e keqe në Bashkine Gjirokastër ka. shkaktuar izolimin e lagjes Lënxat me pjesën tjetër te fshatit Lazarat.
Shkak është bere dalja nga shtrati i përroit me të njëjtin emër çka ka uzurpuar rrugën qe lidh pjesën jugore me atë veriore të Njësisë Administrative Lazarat.
Njëkohësisht zona e Kordhocës, lagje e poshtme e Lazaratit ka mungesë të energjisë elektrike. Ndërkaq përroi i Sopotit ndonëse ka prurje nuk ka arritur piken kritike dhe situata është e stabilizuar.
