Kuvendi i Foltores, Evi Kokalari e pret Berishën te kafja para shtëpisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2021, 10:08

E ka mbështetur publikisht dhe shoqëruar në disa prej takimeve kryesore me demokratët.
Evi Kokalari, aktivistja e njohur shqiptare e republikanëve në SHBA, do të jetë përkrah Berishës edhe në kulmin e kësaj lëvizje politike, në Kuvendin Kombëtar në "Air Albania".
Ajo u pa duke u ulur në lokalin para shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mesa duket do ta shoqërojë drejt stadiumit.

