"Rama i jep ‘patronazhistët’ Bashës", Strazimiri: Turp! Është link kundër Sali Berishës sepse për "betejë kundër regjimit" u pret puna
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar në lidhje me mesazhin që i është dërguar delegatëve të PD-së.
Në mesazh thuhet "SHBA nuk bashkëpunon ne Berishën. Pasoja për PD-në nëse ndjek një non grata"
Mesazhi është dërguar për të bojkotuar Kuvendin e Jashtëzakonshëm, që mbahet sot në orën 10:00.
Më tej, ai thekson se “databazën e numrave telefonikë ia kemi besuar Kryetarit”, duke fajësuar kështu direkt kreun në detyrë të PD, Lulzim Basha.
Postimi i plotë:
"Të paktën në turp, a keni limit?
Sapo më erdhi dhe mua ky link, pasi ka shkuar në çdo numër anëtari të PD sipas modelit të ndyrë të patronazhistëve...
Databazën e numrave telefonikë ia kemi besuar Kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe të gjithë atyre që u kemi dhënë prokurë të ndjekin punën, për të na kontaktuar për nisjen e "betejës që sapo ka filluar" kundër Edi Ramës....
Përse e shfrytëzojnë numrin e telefonit që kemi depozituar?
Për të nisur një link me sms, pa numër, si "ilegalët" nëpër filmat e komunizmit, jo "kundër regjimit", jo për të njoftuar "betejën kundër Edi Ramës"...
JO!
Është një link kundër Sali Berishës... sepse për "betejë kundër regjimit" ... u pret puna...
Armiku i qiraxhinjve të selisë është Sali Berisha, jo Edi Rama!
Ata që s'kanë të njëjtën betejë me ne, të njëjtin armik si ne, NUK MUND TË NA DREJTOJNË!
Ata që në vend që të drejtojnë, PATRONAZHOJNË,
nesër PUSHOHEN NGA PUNA!
11 dhjetor 2021, ora 10!"

