Pogradec, zjarri djeg magazinën me materiale lëndë drusore në aksin kombëtar

Një magazinë me materiale lëndë drusore është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Ngjarja rreth orës 06:05, në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të rrugës së Rëmenjit, ku ka rënë zjarr në një magazinë me materiale lëndë drusore, në pronësi të shtetasit I. D.

Në vendngjarje shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Nuk ka dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.