Tottenham i përgjysmuar nga Covid-19, UEFA shtyn ndeshjen pa dëgjuar Rennes

Tottenham po përjeton një krizë të madhe nga koronavirusi. Teksa të paktën 8 lojtarë janë infektuar ku rezultuan positivë me covid-19 në testet, klubi kishte bërë kërkesë për të shtyrë ndeshjen ndaj Rennes në Conference League e cila duhej të luhej sot në mbrëmje.

Në fakt klubi anglez kërkoi që dy ditë më parë diçka të tillë por vetëm sot në mëngjes UEFA përmes një njoftimi konfirmoi se sfida është shtyrë deri në një njoftim të dytë.



Tottenham kërkoi të mërkurën shtyrjen e ndeshjes por pasi Rennes nuk pranoi diçka të tillë ishte bërë gati për të luajtur edhe me të rinjtë.

Uefa pasi vlerësoi situatën dhe vendosi sot shtyrjen e ndeshjes por ende mbetet për t’u parë se kur do të rikuperohet sepse kalendari është tepër i ngjeshur për të dyja ekipet si Tottenham ashtu edhe Rennes./Ora News/.