Man. United barazon me rezervat. Lille dhe Salzburg e bëjnë dramë, eliminohet Sevilla (Video)
Teksa në Grupin F, pritej me interes dueli Atalanta-Villarreal që do të vendoste edhe ekipin tjetër që kualifikohet, Man. United zbriti me rezervat në “Old Trafford” për të luajtur ndeshjen e fundit.
Tashmë të kualifikuar për më tej, skuadra e Rangnick e mbylli me barazim 1-1 fazën e grupeve ndaj Young Boys që duhet thënë që bëri paraqitje të mire. Grenwood realizoi në minutën 9’ për “djajtë e kuq” por po në pjesën e pare, Rieder vendosi barazpeshën dhe 1-1 u mbyll sfida.
Ndërkohë në Grupin G, aty ku asnjë ekip nuk ishte kualifikuar dhe asnjë nuk ishte eliminuar pati një dramë të vërtetë. Ishte Lille që mori një fitore heroike 3-1 ndaj Wolfsburg në Gjermani duke siguruar vendin e pare në Grup ndërsa në duelin tjetër, Salzburgu u imponua 1-0 ndaj Sevillas duke eliminuar këta të fundit.
Sevilla që ishte favorite e Grupit, u mund dhe tashmë do të rikthehet në Europa League aty ku ka dominuar për vite me radhë ndërsa Wolfsburgu mbetet jashtë Europës./Ora News.
