Bayerni nivel tjetër, fiton 3-0 dhe zbret Barcelonën në Europa League. Shikoni golat

Nuk ka fitore, as përmbysje dhe as mision të përmbushur për Barcelonën. Me gjithëse u përpoq, skuadra e Xavi Hernandez duhet të dorëzohet pasi Bayerni është shumë i forte, shumë më i forte duhet thënë.

Në një “Allianz Arena” pa tifozë për shkak të kufizimeve, bavarezët që nuk është se luajtën me rezerva, fituan 3-0 edhe pse ishin kualifikuar. Nuk pati shumë sforco nga skuadra e Nagelsmann megjithë përpjekjet e Barcelonës teksa që në pjesën e pare Muller në 34’ e Sane në 43’ vulosën fitoren ndërsa në  pjesën e dytë, i riu Musiala fiksoi edhe fitoren në 3-0. Për Barcelonën kështu projektohet kalimi në Europa League si e treta e grupit.

Kaloi me meritë më tej Benfica që nga ana e saj bëri detyrën me Dinamo Kiev dhe e kishte mendjen vetëm nga rezultati në Bavari. Për portugezët shënuan Yaremchuk në 16’ dhe Gilberto në 22’ për ta mbyllur fitoren që në pjesën e pare 2-0. Kështu Bayerni si i pari dhe Benfica si e dyta avancojnë teksa Barcelona do të luajë në Europa League./Ora News/.