Foto në shtëpinë e Enver Hoxhës? Berisha: Ishim në një ditëlindje, personalisht diktatorin s'e kam takuar kurrë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për foton e publikuar disa ditë më parë ku shihet pranë diktatorit Enver Hoxha.
Ai u shpreh se kurrë nuk e ka takuar personalisht diktatorin Hoxha, por sipas tij fotoja është bërë gjatë ditëlindjes së Lilian Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta”, ku ish-kryeministri ishte anëtar bordi.
Sali Berisha: Pyetja e fotografisë është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo, nëse sheh në intervistën time ai që po drejton sot emisionin më ka pyetur a ke takuar personalisht Enver Hoxhën, jo i them unë se personalisht nuk e kam takuar kurrë. Po ri them ka kaluara dhe ia bëj me dorë ekzakt ajo që tregon fotografia.
Kemi qenë në një ditëlindje që mesapi unë e Lilian Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta” dhe unë kam qenë bashkëpunëtor dhe anëtarë bordi të kësaj interviste. Nëse një takim kolektiv quhet personal, merreni, unë kam sqaruar dhe herët e tjera, por unë nuk kam mohuar që unë kam pasur miqësi me djalin e tij, shoqes së saj. Kjo është fotografia.
