Gjeta: SHBA nuk tërhiqet nuk shpallja non grata, Basha nuk i artikulon problemet në PD

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, analistin Altin Gjeta u shpreh se nuk ka tërheqje pas "non gratës", SHBA nuk tërhiqet nga vendime të tilla.

Ai tha se një pjesë e demokratëve shkojnë te Berisha për të artikuluar ato probleme që nuk i kanë shprehur më herët.

Gjeta: Nuk ka tërheqje pas "non gratës", SHBA nuk tërhiqet nga vendime të tilla. Demokratët dhe shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë. Berisha synon të mbrohet përmes lëvizjes nga kjo goditje. Problemet që ngre Berisha në foltore janë të rëndësishme, Basha nuk i artikulon këto probleme.

Basha fshihet pas non gratës. PD nuk arriti që të vinte dot në pushtet. Një pjesë e demokratëve shkojnë te Berisha për të artikuluar ato probleme që nuk i kanë shprehur më herët. Basha dhe Berisha janë sjellë me humbjen e PD-së sikur nuk ishte ndodhur gjë.