Starova: Pas Kuvendit do të ketë një riformatim të PD dhe të gjithë të djathtës

Ish-zëvëndësministri i mbrojtjes Arjan Starova, është shprehur se edhe po të ketë ftesë, nuk do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Ish-Kryeministri Sali Berisha.  

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Starova thotë se pas zhvillimit të Kongresit se do të ketë një riformatim të PD dhe të gjithë të djathtës.

Arjan Starova: Po të kem ftesë jo, po se të kem ftesë edhe është normale që të mos kem ftesë. Ai është një Kuvend me shumë problematika, nuk ka vend për përshëndetje, sepse po të shkojë do shkojë si përfaqësues i një partie tjetër. Pas Kuvendit do të ketë një riformatim të PD dhe të gjithë të djathtës. Kam shumë besim se mund të rilind demokracia.