Dëborë në male, në këto zona priten shtrëngata, temperaturat zbresin deri në -2°C

Vendi ynë mbizotërohet nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Ku me të dendura shirat do të jene në dy skajet  veriperëndim – Jugperëndim të territorit ndërsa reshje te dendura dëbore do te bien në zonat malore Lindore.

Parashikohet që orët vijuese të mbeten në ndikimin e reshjeve të shiut dhe dëborës në të gjithë vendin, here pas here do të ketë stuhi të forta ere. E njëjta situatë e paqëndrueshme atmosferike mbetet edhe gjate natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehte në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga  -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim  4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme paraqitet pjesa me e madhe e Europës ku problematike situata nga dëbora e dendur mbetet Europa veriore dhe ajo Lindore.

Ndërsa një qendër e fuqishme ciklonare në juglindje të kontinentit do të bëjë që rajoni i Ballkanit dhe brigjet e Egjeut të karakterizohen nga shira intensive dhe stuhi te forta ere. Moti i kthjellët por i ftohtë mbizotëron në ishujt britanikë dhe pjesërisht Europën Qendrore.