Kadilli: Escobar e ka dhënë mbështetjen për Bashën, por PD nuk bëhet fituese vetëm me këtë flamur

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli u shpreh se Escobar e njohu si opozitë e jo si PD dhe se Basha kishte mbështetjen edhe nga ambasadorja Kim.

Ai tha se Basha nuk thotë asgjë për këtë dramë të madhe në PD dhe theksoi se me Berishën nuk shkohet larg, por as me Bashën.

Kadilli: Escobar e njohu si opozitë jo si PD. Tha se e pres në SHBA Bashën Basha e kishte mbështetjen edhe nga ambasadorja Kim. Basha nga data 9 tund vetëm këtë flamur, por partia nuk bëhet fituese nëse nuk bëhen punët e shtëpisë. PD sot është përçarë. Të gjithë janë instrument të Berishës, unë nuk jam.

Unë shkoj të përballem në Kuvend. Basha nuk thotë asgjë për këtë dramë të madhe. Me Berishën nuk shkohet larg, por as me Bashën. Nga 10-50% e delegatëve kanë firmosur për të dyja kuvendet. Demokratët duan përgjigje. Basha nuk u thotë asgjë, përveçse kam amerikanët me vete.