Basha takoi Escobar, Berisha: Nuk tërhiqem në asnjë rast! Shqiptarët nuk i pranojnë kukullat
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas takimit të Kryedemokrati Lulzim Basha me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Berisha u shpreh se nuk do të tërhiqet nga nisma e tij për të ndryshuar statutin e partisë dhe për larguar Bashën nga drejtimi i PD.
Përsa i përket kërcënimeve të SHBA për sanksione të tjera, Berisha deklaroi se iu ka thënë që të bëjnë ç’të duan pasi tashmë i është drejtuar gjykatës në Paris.
Sali Berisha: Berisha ka bërë të qartë qëndrimin e tij, shpallja Non Grata i lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Soros, është deklaratë e DASH. Unë jam para këtij vendimi dhe kamë bërë një veprim i jam drejtuar Gjykatës së Parisit dhe kam paditur për shpifje Blinkenin dhe nuk kam bërë asnjë lobim, kam informuar të gjitha instancat e rëndësishme politike në botë dhe nuk pranoj asnjë lobim, jam kërcënuar se do ti dërgojnë të gjitha në thesar.
Ka qenë e prerë përgjigja ime, bëni ç’të doni unë do merrem vetëm me gjykatë. Gjykatat janë Gjykata, përballja ime me deklarimin non grata është përballje në gjykatë, është vendim politik pa asnjë fakt dhe dokument, gradualisht do merren vesh gjërat e do shihen se çfarë turpi ndodhen në ato dosje. Nuk tërhiqem në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Berisha nuk tërhiqet.
Berisha shprehet se dallimi i tij me Bashën është se ky humbi 4 herë zgjedhjet dhe nuk ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ai vetëm njëherë dhe dha dorëheqjen. Lideri historik tha se i sugjeron Escobar që të mos mbështesë Bashën, pasi demokratët nuk mund të pranojnë kukulla në krye të PD.
Sali Berisha: Dallimi im me Bashën është i madh, ai humbi katër herë e nuk jep dorëheqjen , unë humba dhashë dorëheqjen. Nëse një njeri pranon se ka qenë kukull 8 vite, ai të paktën duhet të largohet 85 herë. Njerëzisht do i sugjeroja Escobar se vendimet nga kukullat nuk i pranojmë, nga kjo mbështetje përfiton vetëm qeveria”,-tha Berisha.
Këtë deklaratë Berisha e bëri në emisionin “Opinion”.
