Qeveria ndalon grumbullimet deri në 13 dhjetor, Berisha mbledh në 11 më shumë se 12 mijë persona në Stadium 

Ministria e Shëndetësi ka shtyrë deri në 13 dhjetor 2021 vendimin për të ndaluar grumbullimet në vendet e hapura dhe të mbyllura për të shmangur përhapjen e covid-19.

“Në   urdhrin   nr.   633,   datë  17.11.2020,  “Për ndalimin  e  grumbullimeve  në  vende  të  mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon: 1.  Në  pikën  1  të  urdhrit,  togfjalëshi  “deri  në  datën  29.11.2021”  zëvendësohet  me  togfjalëshin  “deri në datën 13.12.2021”. Ky  urdhër  hyn në  fuqi  menjëherë  dhe  botohet në Fletoren Zyrtare.” – thuhet në vendim.

Ndërkohë në datë 11 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në stadiumin “Air Albania”.

Burime pranë kampit të Berishës, bëjnë me dije se pjesëmarrja pritet të jetë e lartë ku veç 4200 delegatëve që kanë firmosur do të kenë edhe një numër të madh pjesëmarrësish të tjerë.

Aktiviteti i demokratëve pritet të nisë prej orës 10:00 dhe do të zgjasë deri në orët e pasdites.

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dha sigurinë ditën e sotme se një Kuvend i tillë nuk do të ndalohet.