Çollaku: Ata të Foltores duan të mbrohen sulmet e SHBA-së, Kola: Interesat e Berishës, jo ato të demokratëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2021, 22:58
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se ka një përpjekje për të krijuar një parti të re për të siguruar karrierë nga ata që janë me Foltoren.
Ndërsa analisti Vehap kola u shpreh se interesat e Berishës nuk shkojnë paralel me ato të demokratëve dhe se Berisha synon të bind demokratët se Basha nuk ia del dot si lider.
Çollaku: Ka një përpjekje për të krijuar një parti të re për të siguruar karrierë, por edhe për tu mbrojtur nga sulmet e tjera nga SHBA.
Kola: Përplasja mes Bashës dhe Berishës është përplasje. Interesat e Berishës nuk shkojnë paralel me ato të demokratëve. Berisha synon të bind demokratët se Basha nuk ia del dot si lider.
