Çollaku: Një kontingjent njerëzish pranë Sali Berishës duan më mirë 5 PD, të jenë ata nënkryetarë
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se delegatët nuk duan që të ketë ndarje në PD.
Ai tha se Mbi 5 mijë delegatë janë për kuvendin e 18, gati gjysma kanë firmosur për të dyja kuvendet, atë në 11 dhjetor dhe 18 dhjetor.
Çollaku: Po ndahet PD-ja sepse një grup njerëzish pranë Sali Berishës duan të kenë profesion gjithmonë nënkryetar të PD-së. E po i çojnë në dy paralale. Ka një grup njerëzish që po I pilotojnë drejt këtyre dy subjekteve. Kjo është drama. Mbi 5 mijë janë për 18-ten, ndërsa 4200 janë për 11. Thuhet se gjysma ka firmosur në të dy blloqet kush është legjitim tani?
Fakti që delegatët po firmosin për të dyja kuvendet tregon se nuk ka vullnet nga baza për tu ndarë, por ka nga lidershipi. Nga një kontingjent njerëzish që duan më mirë të bëjnë 5 PD, por të paktën, unë të jem një nga nënkryetarët janë gati ta ndajnë. Preferojnë që më mirë të ndahet partia. Mbi 5 mijë delegatë janë për kuvendin e 18, gati gjysma kanë firmosur për të dyja.
