Kadilli: Basha dhe Berisha duhet të largohen të dy, s’duhet të prishen marrëdhëniet me SHBA-në
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2021, 21:58
Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Fatbardh Kadilli u shpreh se Basha dhe Berisha duhet të largohen të dy.
Ai tha se Berisha është natyrë kryengritësi dhe kur nis një betejë nuk njeh ekzistencën e institucioneve në parti.
Kadilli: Unë kam thënë që Berisha nuk duhet ta nisë këtë histori dhe se nuk duhet që të prishen marrëdhëniet me SHBA-në. Unë po shkoj në Kuvendin e 11 dhejtorit si një kundërshtar i Berishës.
Basha dhe Berisha duhet të largohen të dy. Në fillim Basha pastaj Berisha. Basha duhet të japë dorëheqjen sepse iu përça partia. Propozimet e mia i ka marrë foltorja dhe Basha. Berisha është natyrë kryengritësi dhe kur nis një betejë nuk njeh ekzistencën e institucioneve.

