Kola: Policia të arreston pse ngre zërin po na bëhet gjyq i padrejtë se protestuam

Aktivisti Arbër Kola kujtoi 1 vjetorin e vrasjes së Klodian Rashës. 

Në një intervistë për Sonila Musai, ai u shpreh se atyre po ju bëhet gjyq i padrejtë për shkak se protestuan.

Arbër Kola: Më 8 dhjetor të 2020,  25 vjeçarit Klodian Rasha ju mor jeta për shkak të një shkelje të vogël që kishte bërë, shkelja e orës policore e masave anticovid. Me pafytyrësinë më të madhe punonjësit e policisë sajuan akuza të tjera por u panë se u vërtetuan nga prokuroria që i riu nuk kishte tentuar të qëndronte përballë efektivit thjesht ishte larguar dhe ky në pabesi e godet nga pas shpine duke e lënë të vdekur pikërisht në ditën e rinisë në ditën që ne e cilësojmë si dita e rinisë. 

Unë jam një nga të arrestuarit e protestës së Klodianit pa arsye thjesht se mora pjesë aty thjesht se ngrita zërin siç bëj gjithmonë jam përndjekur nga policia e kam akoma dosjen e hapur ndërkohë që efektivi i policisë është dënuar me 9 vite burg dhe ne që kemi marrë pjesë akoma e kemi dosjen e hapur a thua se ne ishim ato kriminelët, ma bëhet një gjyq i padrejtë.