Rama liron nga detyra zv. ministren e Shëndetësisë Eugena Tomini, emërohet në krye të ISHP-së

Lirohet nga detyra zv. Ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini.

Ajo është liruar nga detyra ditën e sotme me një vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa emërohet drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik.

Tomini do të ulet në postin e mbajtur nga Albana Fico e cila pak ditë më parë u emërua në krye të QSUT-së.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Znj. Eugena Tomini, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.” – thuhet në vendim.