Covid-19 në Shqipëri: 222 raste të reja, 2 humbje jete dhe 142 pacientë në spital

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1,928 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 222 qytetarë.

Janë 5,709 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç.

Janë shëruar 493 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,026 që nga fillimi i epidemisë.

Të infektuarit janë në këto bashki: 130 në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan,  8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnje, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamëz, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.

Statistika (09 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          222

Të shëruar në 24 orë       493

Të shtruar në spitale       142

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 1,928

Testime totale              1,413,555

Raste pozitive                202,863

Raste të shëruara          194,026

Raste Aktive                      5,709

Humbje jete                      3,128

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,692

Fier                 628

Gjirokastër     537

Shkodër          441

Durrës             363

Berat               250

Elbasan           242

Vlorë                205

Lezhë               159

Korçë               105

Kukës               49

Dibër                38