Metaj: Të rinjtë nuk kanë shpresë në Shqipëri, nuk duan të ikin por...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2021, 18:27
Eva Metaj, anëtare kryesie në Forumin Rinor Mallakastër në një intervistë me gazetaren Sonila Musai u shpreh se rinia në Mallakastër por edhe në të gjithë Shqipërinë nuk kanë shpresë.
Eva Metaj: Të rinjtë nuk kanë shpresë dhe të mos kesh shpresë është gjëja më e tmerrshme që i ndodh një të riu. Mungesa e shpresës po i shtyn të rinjtë çdo ditë të ikin.
Unë vet jam një student ekselente jam në vitin e fundit në master për letërsi gjithmonë e kam shmangur ikjen nga vendi im. Jam një patriote shumë e madhe e vendit tim dhe kur kam pasur mundësi për të ikur e kam shmangur vetëm për të qëndruar këtu”.
