Murati: Pas 2 kuvendeve do të kemi 2 PD, demokratët do të vendosin nëse e do ta ndryshojnë lidership
Në RTV Ora, gazetari Erl Murati u shpreh se Basha ka pasur një presion nga Dash jo vetëm për ta përjashtuar Berishën, por edhe për tu ndarë nga ai.
Ai tha se një pjesë e demokratëve nuk shohin që Basha të ngushtojë diferencën me Ramën dhe prandaj duhet të vendosin nëse do të ndryshojnë lidershipin, apo të vazhdojnë me Bashën.
Murati: Herë pas herë në Shqipëri vjen një zyrtar i DASH dhe viziton Tiranën. Basha ka pasur një presion nga Dash jo vetëm për ta përjashtuar Berishën, por edhe për tu ndarë nga ai. Basha mund të gjykohet nëse duhet të konsultohej me forumet me këtë vendim, apo të përplasej me SHBA-në për ta mbajtur Berishën. Sigurisht që ka pasur një presion nga SHBA-ja. Po ashtu një situatë e tillë e ka dëmtuar shumë rëndë PD-në dh e gjithë situata i shkon për shtat Edi Ramës.
Nëse PD do të kishte fituar zgjedhjet e 25 prillit do të ishim duke folur për ngjarje të tjera. Berisha një gurë shumë të fortë sepse Basha nuk ka mundur që të fitojë një garë kundrejt Ramës. PD ka 3 vite në opozitë dhe ka një hapësirë të madhe në deputetë. Kështu një pjesë e demokratëve e kanë të pamundur që të mbyllet një hapësirë e madhe. Tani u takon demokratëve që të vendosin nëse do të ndryshojnë lidershipin, apo të vazhdojnë me Bashën. Nuk besoj se do të sheshohet kriza, por nuk mund të vazhdojë në pafundësi dhe në vitin e ardhshëm do të kemi një panoramë të qartë. Në përfundim të kuvendeve do të kemi 2 PD.
